“Ore xhupin tim kush e vodhi”, Korreshi akuzon socialistët: Nuk u ngopët 12 vjet, jo për gjë por…

05/12/2024 14:40

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nuk ka mundur të gjejë xhupin pas përfundimit të seancës plenare kësaj të enjte.

Në një postim në rrjete sociale ai akuzon socialistët se ia kanë marrë ata, ndërsa bashkangjitur shkrimit ka publikuar edhe foton me xhupin veshur në mëngjes.

“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin.
Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet.
Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep. 🤣
(Prova qe isha me xhup ne mengjes)”, shkruan Korreshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA