Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Mesjava ka kulmuar me përballje të mëdha të kampionatit më të bukur në botë të Premier League.
Kryendeshja e kësaj jave të 14-të t ë kampionatit anglez ishte padyshim përballja mes Manchester United dhe Arsnelait.
Ishte padyshim një përballje spektkolare, pavarësisht se trajneri i ri portugez i “Djajve” regjistroi humbjen e tij të parë në Premier League.
Ruben Amorim ka pësuar disfatën e parë në drejtimine “Djajve të Kuq” të Manchester United, të cilët janë mundur me rezultatin e pastër, 2-0, nga “Topçinjtë” e Arsenal në “Emirates”.
Dy gola nga prapavija në fraksionin e dytë të sfidës fillimisht nga holandezi Jurrien Timber në minutën e 54’-t e më pas nga William Saliba në të 73’-tën mjaftuan për t’i siguruar një fitore të madhe djemve të teknikut Mikel Arteta.
Manchester City ka arritur të rikthehet tek fitorja ndaj Nottingham me rezultat 3-0 duke rikthyer buzëqeshjen pas shtatë ndeshjeve pa fitore në të gjitha kompeticionet.
“Qytetarët” e nisën shumë mirë ndeshjen, në minutën e tetë u zhbllokua ndeshja, kur Kevin de Bruyne asistoi te Bernardo Silva, i cili shënoi për 1-0.
Pas shumë rasteve, në minutën e 31-të, Man City gjeti golin e dytë, ku kësaj radhe ishte De Bruyne që arriti të shënojë për 2-0.
Në fillimet e pjesës së dytë, Man City vetëm se hipotekoi fitoren, edhe pse i ka ndodhur shumë shpesh këtë sezon që të pranonin gola në fund të takimit.
Ishte minuta e 57-të, kur Jeremy Doku arriti të gjejë rrjetën për 3-0. Aktualisht Man City mban vendin e katërt në renditje me 26 pikë, ndërsa Nottingam është i shtati me 22 pikë.
Ndërkaq, në sfidën tjetër të mbrëmjes Aston Villa fitoi me rezultatin e thellë 3-1 ndaj Brentford në “Villa Park”.
Top Channel