Kryebashkiaku i ri belg kërkon që banorët të flasin gjuhën vendase të Flanders (fotot)

05/12/2024 19:14

E djathta belge ka fituar shumicën absolute në qytetin jugor Ninove në zgjedhjet e tetorit dhe kandidati i saj Guy D’haeseleer, i cili do të marrë detyrën më 5 dhjetor, thotë se rezidentët dhe “të ardhurit”, duhet të mësojnë gjuhën vendase flemenge për të përfituar asistencën dhe shërbimet.

Qyteza në provincën lindore të Flanders flet gjuhën e afërt me atë Holandeze por liderët e rinj kërkojnë të theksojnë identitetin e saj duke zgjeruar përdorimet zyrtare pas shqetësimeve te emigracionit te nxitur nga administrata liberale në largim.

Por kryebashkiakja në largim Tania De Jonge tha se shpresonte që masa të mos prishë ekuilibrat.

“Njohuria e gjuhës holandeze do të lidhet me mbështetjen sociale. Ne shpresojmë që të gjithë të vazhdojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë”, tha de Jonge për rrjetin AFP.

Kryebashkiaku i ri Guy D’haeseleer, tha se me mbështetjen e marrë nga votuesit, ai do të respektojë premtimet e fushatës, përfshi dhe ato lidhur me identitetin lokal.

“Mbështetja sociale do t’i jepet vetëm njerëzve që dinë holandisht ose e mësojnë në një periudhë të arsyeshme. Nëse ata nuk bëjnë asnjë përpjekje, nuk do të marrin mbështetje”.

“Partia jonë mori 50 përqind të votave, dhe kjo do të thotë se njerëzit janë të shqetësuar nga emigracioni dhe rritja e pasigurisë në rajon”, shtonte D’haeseleer për rrjetin AFP.

Ndërsa kryebashkiakja në largim Tania De Jonge, insistonte se liria e gjuhës franceze është një e drejtë kushtetuese dhe se administrata e re sipas saj kërkon të kufizojë liritë.

“Gjatë mandatit tim kam punuar me respekt për të gjithë njerëzit, të gjitha kulturat dhe diversitetin, shpresoj që të vazhdojë të jetë kështu por kam dyshimet e mia.”/AFP/

FOTO GALERI
3/5
"Partia jonë mori 50 përqind të votave, dhe kjo do të thotë se njerëzit janë të shqetësuar nga emigracioni dhe rritja e pasigurisë në rajon", shtonte D'haeseleer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA