Gjermania gjobit për ‘nxitje urrejtjeje’ aktivistin që u godit me thikë nga refugjati islamist (fotot)

05/12/2024 21:49

Aktivisti social gjerman Michael Stürzenberger, kritik i politikave sociale të fesë Islame, është gjobitur dje €3,600 për nxitje e provokim nga një gjykatë në Hamburg, disa muaj pasi u qëllua thuajse për vdekje me thikë nga një islamist afgan.

Stürzenberger konfirmonte verdiktin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Aktivisti prej gati një dekade shpreh alarmin e tij për fenomenin e quajtur ‘Islami politik’, deh efektet qe kjo ka ne vendet evropiane ku po emigrojnë mijëra refugjate muslimanë.

Stürzenberger drejton lëvizjen Pax Europa, me mision informimin e publikut për rrezikun e “islamit politik” ndaj shoqërive demokratike të Gjermaisë dhe Evropës, shkruan rrjeti belg BrusselSignal.

Më 31 maj 2024, gjatë një eventi publik në Mannheim, Stürzenberger u sulmua me thikë nga emigranti afgan Suleiman Atae.

Ai u godit disa herë me thikë dhe duhet të kryente një operacion emergjence. Sulmuesi goditi gjithashtu disa njerëz të tjerë në vendngjarje, përfshi dhe një polic që u qëllua nga Ataee me thikë në qafë e në kokë. Oficeri Rouven Laur, tragjikisht vdiq nga plagët.

Prokurorët thanë më pas se sulmuesi kishte simpati për Shtetin Islamik, ndërsa fqinjët e Ataee thanë se ai bënte thirrje për një kalifat musliman në Gjermani.

Vrasësi është ende në pritje të gjyqit.

Stürzenberger ka dalë tashmë nga spitali por ende ka pasojat e sulmit të tmerrshëm.

Gjykatësit e Hamburg thonë tashmë se Stürzenberger ka folur keq ndaj refugjatëve dhe muslimanëve në një protestë të tetorit 2020, duke e dënuar me burg të konvertuar më pas në gjobë.

Verdikti i Hamburg është pritur me kritika nga shumë komentatorë, mes tyre dhe deputeti vendas Dieter Arnold, i grupit në pushtet Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Bavari, calli cili e quante verdiktin “një fatkeqësi për sistemin gjerman të drejtësisë”.

Prokuroria ishte fokusuar në gjashtë pika të përmendura prej tij që sipas tyre përfshiheshin në ‘nxitje urrejtjeje.’

Stürzenberger kishte thënë se shumë muslimanë që vijnë në Gjermani nuk janë të përndjekur politikisht siç pretendon qeveria, dhe gjithashtu tha se “shumë kriminelë në Gjermani janë muslimanë nga Afganistani, Siria, Iraku e Afrika e veriut”. Një tjetër koment i kontestuar nga prokurorët ishte se “programi i islamit politik është vënia nën kontroll e grave”.

Stürzenberger tha për rrjetin gjerman ‘Deutschland Kurier’ në fillim të muajit se në protestë ai dhe kolegët e tij informonin të pranishmit për “islamin politik”.

“Ne po bënim dallime të qarta mes ‘islamit politik’ dhe muslimanëve normalë që kanë vlera të njëjta demokratike me ne dhe ne i vlerësojmë shumë”, tha ai.

FOTO GALERI
2/3
Një polic u qëllua gjithashtu nga Ataee me thikë në qafë e në kokë. Oficeri Rouven Laur, tragjikisht vdiq nga plagët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA