Gjekmarkaj takim me demokratët në Kurbin, i bën thirrje diasporës: Mbështesni rrotacionin politik për një Shqipëri Europiane!

05/12/2024 11:02

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me demokratët dhe qytetarët e Mamurrasit në Kurbin.

Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe Kryetari i PD-së të Kurbinit, Edmond Shkoza, në një takim ku Gjekmarkaj thotë se u diskutuan problemet dhe shqetësimet kryesore të banorëve, duke u premtuar ndryshimin nëse fitojnë zgjedhjet.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, demokrati i bën thirrje diasporës që të aktivizohen fuqishëm, dhe të mbështesin rrotacionin politik.

Reagimi i Gjekmarkaj:

Me demokratë dhe qytetarë të Mamurrasit në Kurbin!

Në Mamurras, në këtë simbol të qendresës së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli e kryetarin e PD-së Kurbin z. Edmond Shkoza, në një bashkëbisedim me demokratët e qytetarët e zonës për ndryshimin e së ardhmes, shpresës dhe besimit.

Pjesmarrja mbreslënëse është një motiv i madh inkurajues për ndryshim! Diskutime konkrete si dëshmi e keqeverisjes së Edi Ramës dhe kryebashkiakes Majlinda Cara!

Taborret e hargalisura të Ulsiut janë në shthurje! Varfëri, zhgënjim, korrupsion e shkretim të territorit, këtë mbolli “rilindja” nga e cila nuk lindi asgjë e mirë!

Të pranishmit duke vënë theksin tek karakteri bujqësor i zonës vunë në dukje braktisjen, mungesën e mbështetjes, mungesën e tregut për produktet e tyre bujqësore, duke krahasuar me 2005-2013, kur në Shqiperi u mbollëm 7 milion rrënjë ullinj, kur financoheshin projekte për ferma, stalla, fruta e arrorë!

Të gjithë duan rrotacion, shpresë e dinjitet! Atë që u takon si e drejtë nuk duan ta negociojnë më! Përballje për votën e lirë, rezistencë për Qeveri Teknike!

Liria e Sali Berishës është dëshmi që forca e të vertetës triumfon! Ndryshon Amerika, era Trump, ndryshon Europa, ndryshon Shqipëria!

Nuk do të ketë më pensione nën 200 euro, po kaq minimum jetik, rroga minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro! Mbështeje me 160 milon euro menjëherë sektorit të bujqësisë! Mbeshtetje për ish të persekutuarit politik e pronarët! Rrogat me të larta në rajon për mësuesit, pedagogët e mjekët!

PD erdhi në skenën e historisë “E duam Shqiperinë si gjithë Europa”, dhe ajo do e përmbyllë integrimin përfundimtar të saj në të, ashtu siç realizoi futjen në NATO, Shqipërinë pa viza, infrastrukturën e shumëçka tjetër!

Një Shqipëri normale, e njerzve të qetë e të thjeshtë, pa krim, skandale e korrupsion do jetë Shqipëria e qeverisur nga PD duke filluar nga pranvera që vjen!

Një thirrje sublime për diasporën! Aktivizohuni fuqishëm, mbështesni rrotacionin politik duke kontribuar me vullnetin dhe votën tuaj për ta ndërtuar Shqipërinë europiane! Fitore

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA