Festa e Shën Nikollës! Në Malësinë e Madhe çdo 5 dhjetor festojnë së bashku katolikë dhe myslimanë

05/12/2024 15:31

Dhjetori është një ditë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë në të gjithë boten pasi përkujtojnë Shën Nikollën, të njohur ndryshe si Shënkollin.

Në Aliaj, të Malësisë së Madhe, këtë festë të rëndësishme katolike, e festojnë edhe besimtarët mysliman të këtij fshati.

Sipas ritit të kësaj feste, Nazimi (banor i zonës) ka therur edhe bagëtinë ashtu siç kanë bërë miqtë e tij katolikë. Ai thotë se me të krishterët përveç lidhjeve miqësore kanë edhe lidhje gjaku dhe për të gjitha festat shkojnë e vijnë tek njëri-tjetri.

Nazimi tregon se gjatë muajit të Ramazanit kur janë agjerueshëm, gjejnë një mirëkuptim fantastik edhe nga katolikët në fshat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA