Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët sërish në protestë
03/12/2024 18:16
Ka nisur marshimi i qytetarëve në shenjë solidariteti pas vrasjes se 14-vjeçarit Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij.
Marshimi ka nisur nga shkolla “Fan Noli” për të shkuar drejt Ministrisë së Arsimit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit pas ngjarjes si dhe ndërrimin e emrit të shkollës, duke i vendosur emrin e të ndjerit.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” ku dy të miturit studionin.
Top Channel