Drejtori i bankës japoneze Nomura ka kërkuar ndjesë dhe ka bërë ulje prej 30% të rrogës së tij pasi një punonjës i institucionit është akuzuar për grabitje dhe tentativë vrasje të klientit.
Punonjësi i menaxhimit të fondeve është ndaluar për grabitje dhe tentativë vrasjeje me zjarrvënie ndaj një çifti klientësh të moshuar të bankës, të cilët i vizitonte në shtëpi.
Kentaro Okuda, i cili ka drejtuar bankën Nomura prej vitit 2020, tha se po merr një ulje rroge prej 30% për tre muajt në vijim, teksa disa drejtues të tjerë po marrin shkurtime të ngjashme, njoftonte banka.
Ish-punonjësi grabitës besohet se ka droguar klienten e moshuar dhe bashkëshortin e saj në Hiroshima, para se të vidhte paratë dhe të tentonte t’i vinte zjarrin shtëpisë së tyre, në ngjarjen e rëndë të gushtit.
Në konferencën e sotme për shtyp Okuda dhe tre drejtues të tjerë kërkuan ndjesë. “Duam t’i kërkojmë ndjesë viktimave dhe njerëzve të tjerë të përfshirë, për trazirat e shkaktuara”, tha Okuda.
Nomura është banka më e madhe në Japoni me 26,000 puononjës në të gjithë botën dhe zyra në Tokio, Londër e New York.
Pas incidentit kompania ka thënë se do të ndryshojë mënyrën si funksionon, duke përfshirë monitorim të sjelljes së punonjësve, shkruan The Guardian.
Top Channel