Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të madhe shpërthimit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” evidenton faktin që pas sulmit me bombë në kanalin nga ku lëviz ujë i rëndësishëm për funksionimin e dy termocentraleve, kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinësi përgjegjëse për shpërthimin, ndërsa Beogradi nuk pranon përgjegjësinë.

Në raportin e kësaj gazete citohet Kurti me fjalët: “Sulmi është kryer nga profesionistë”. Është një sulm i ri kriminal dhe terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e drejtuara nga Serbia.” Por kjo gazetë gjermane thekson se sfondi i sulmit është “ende i paqartë” dhe se “Beogradi ka mohuar çdo përgjegjësi”. Berliner Tageszeitung përqëndrohet tek reagimi i Bashkimit Evropian, i cili e dënoi shpërthimin si një “sulm terrorist”.

“Mediat kosovare besojnë se sulmet janë një fillimi i një lufte hibride, të udhëhequr nga Rusia, shkruan gazeta, e cila kujton sesi më parë gjatë javës, përsona të panjohur lëshuan granata dore drejt ndërtesës së një bashkie në veri dhe në një komisariat. Ajo e quan këtë përshkallëzimin më të rëndë të kohëve të fundit që prej shtatorit 2023, pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj një patrulle të policisë së Kosovës, kur rreth tridhjetë persona të armatosur sulmuan një patrullë të policisë së Kosovës.” Gazeta “Frankfurter Rundschau” raporton, se pas sulmit në Kosovë, “Prishtina dhe Beogradi po akuzojnë njëri-tjetrin”.

Por në të njëjtën kohë gazeta thekson se “Serbia po shpreson në ndihmë nga Rusia dhe SHBA”. “Qeveria e Serbisë ka kohë që pretendon se po shtypen bashkatdhetarët e saj në Kosovë. Ajo asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe po përpiqet të cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi. Në këtë kontekst, sulmi shihet si përgatitje e terrenit për këtë.” Kjo nuk është aspak një “ëndërr e Serbisë së Madhe”, shkruan gazeta gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA