Qeveria talibane në Afganistan ndalon kualifikimin e grave si ‘mami’ lindjeje (fotot)

03/12/2024 18:30

Gratë në Afganistan raportohet së fundmi se janë ndaluar të studiojnë për ‘mami’ me nënat me fëmijë, në një tjetër masë të pakuptimtë të prezantuar nga qeveria konservatore islamike.

Studentet e mësimeve të kujdesi të nënave me fëmijë janë urdhëruar të ndalojnë leksionet, edhe pse ato luteshin të vijonin të mësonin për shërbimin e vyer shëndetësor, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Zyrtarë të grupit monitorues të të drejtave Human Rights Watch thanë se masa mund të përkeqësim të shëndetit ose vdekje prej mungesës së kujdesit gjatë lindjeve.

Burime të qeverisë talibane thanë për rrjetin britanik BBC Radio 4, se kanë marrë urdhër të mbyllin institucionet e studenteve femra të shëndetësisë, deri në një njoftim të mëvonshëm. Lajmi për fat të keq është konfirmuar nga shumë institucione të mësimit të kujdesit të lindjeve e nënave me fëmijë, shkruan The Independent.

Aktivistja Heather Barr, tha për The Independent: “Kjo është mbyllja e një tjetër mundësie që kishte mbetur për arsimin e grave në Afganistan, që mund të ketë pasoja të rënda ne shëndetin e nenave me femije”.

“Talibanët kanë ndalaur që gratë të trajtohen nga mjekë meshkuj, dhe tani po e ndalojnë këtë edhe për mjeket femra, duke i ndaluar ato të studiojnë si ‘mami’”, shtoi Barr.

Afganistan ka disa nga përqindjet më të ulëta në botë për shëndetin e të sapolindurve dhe nënave që lindin, shkruan The Independent.

Gazetarja Mariam Aman, tha se masa mund të prekë deri në 17,000 vajza që studiojnë për mjekësi. “Për disa vjet gratë do të detyrohen të lindin vetëm në shtëpi pa ndihmën e profesionistëve.”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA