“Psikopat dhe i çmendur”, Fero i publikon foto nga Dubai, reagon ashpër Arbenita: Po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke

03/12/2024 12:23

Duket se nuk kanë fund konfliktet për Arbenita Ismajlin dhe Feron.

Ky i fundit ka publikuar një foto të ish-partneres së tij në Dubai, mbi të cilën shkruan “ndërkohë në Dubai, me të dashurin e ri (Hasanin) dhe me vajzën time”.

Në reagimin e saj modelja është shprehur me tone të ashpra ndaj tij, të cilin e quan “psikopat” dhe “të çmendur”. Ajo gjithashtu tregon se çfarë raporti ka me personin në fjalë.

“Hi njerëz. U zgjova në këtë orë të herët si çdo ditë për lutjet e mija dhe pashë disa mesazhe të çuditshme, të cilat e dija saktë se nga do buronin… crazy pyscho ex. Le të themi se na ke lodh tu bo si një 7-vjeçar që sapo ka hap Instagram. Hasani hasani. Ai “hasani ” është një real estate agent që po bisedoja për apartamente.
Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto gjëra të shëmtuara dhe shpifje, vetëm po e tregon karakterin e mashkullit të ulët që e ke. Thuaj ca të duash, betejën e ke humbur moti kohë… Nuk më bën aspak për mendimin e të tjerëve sepse jam shumë e zënë me angazhime prindërore. Unë të uroj shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Arbenita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA