Policia e Parisit në kërkim të fotografit të zhdukur brazilian pas gjetjes së sendeve personale në vazo (fotot)

03/12/2024 15:28

Policia franceze tha sot se është në kërkim të një fotografi brazilian të zhdukur gjatë një udhëtimi në Paris, sendet dhe celulari i të cilit u gjetën në një vazo lulesh.

37 vjeçari Flavio de Castro Sousa, u zhduk më 26 nëntor para se të merrte fluturimin e kthimit në vendin e tij. Një ditë më vonë sendet e tij personale u gjetën të fshehura në një vazo lulesh, çka bëri që policia të vihet në kërkim të tij në spitale, morgë apo institucione psikiatrike.

Familja e burrit shpresojnë që ai të jetë mirë kurse e fejuara e emëruar si Lucien Esteban, ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë braziliane në çështje.

Fotografi i njohur gjithashtu si Flavio Carrilho, ishte parë herën e fundit në apartamentin e tij me qira në ‘Rue des Reculettes’ në qendër të Parisit në 25 nëntor.

Burri nga Belo Horizonte në lindje të Brazilit, kishte ardhur muajin që shkoi për të punuar në një dasmë dhe ishte duke u kthyer në shtëpi para se të zhdukej.

Ai raportohet se ishte paraqitur në aeroport për fluturimin e kthimit por nuk e kishte marrë atë dhe ishte zhdukur pasi takoi dikë të quajtur Alex, thonë autoritetet.

Një mik i tij i ngushtë tha se kishte marrë një mesazh ku i thuhej se Flavio kishte pësuar një aksident pranë lumit Senë në Paris, dhe se po trajtohej në spitalin Georges Pompidou.

Nëna e Flavio më pas kishte telefonuar vazhdimisht në celularin e tij dhe një punonjës restoranti ishte përgjigjur duke i thënë se celulari ishte gjetur në një vazo lulesh para restorantit, shkruan rrjeti Daily Mirror.

Hetuesit francezë kanë hapur valixhen e tij të gjetur në aeroport për të zbuluar detaje që mund t’i ndihmojnë të gjejnë të humburin, shkruan The Mirror.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA