Mijëra besimtarë mblidhen për Gostinë e Xavier Shën Francis në Goa (fotot)

03/12/2024 19:26

Mijëra besimtarë kristianë ishin mbledhur sot në bazilikën e Bom Jesus në qytetin e vjetër të Goa në perëndim të Indisë, për festivalin e njohur si Gostia e Madhe e Shën Francis.

Bazilika mban tumën dhe eshtrat e misionarit kristian St. Francis Xavier, i cili erdhi në Goa për të përhapur krishtërimin dhe celebrohet nga kristianët e disa vendeve.

Eventi i sivjetshëm koinçidon me një ekspozitë të rrallë të replikave të shenjtorit, i cili konsiderohet si udhëheqës shpirtëror në vende të tjera të Azisë.

“Desha që fëmijët e mi të kishin një eksperiencë të celebrimit të shenjtorit Shën Francis Xavier, një i dërguar që ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve duke sjellë shërim. Ne duam të marrim lutjet e bekimet e tij për familjen tonë dhe për të gjithë botën”, tha vizitorja e eventit Marilyn Dias,

Pjesëmarrësja tjetër Rita Riza, vlerësonte përpjekjen e misionarit të shenjtë duke thënë se ai ka dhënë shumë mësime të vlefshme për Jezusin.

“Shën Francis Xavier ka ardhur këtu për të dhënë mësim dhe kjo është frymëzuese. Ai më frymëzon mua si të jem një kristiane dhe si t’i lutem Zotit, është shumë e rëndësishme”, tha Rita për rrjetin AFP.

Eventi shpirtëror i Gostisë së Goa zgjat deri më 5 janar dhe pret njerëz nga e gjithë bota.

Kjo sepse misionari spanjoll Shën Francis Xavier raportohet se ka udhëtuar gjithashtu nëpër Indi, Japoni dhe pjesë të tjera të Azisë gjatë shekullit të 16-të.

Kur ai erdhi në Goa në 1542 i kushtoi jetën ndihmës ndaj njerëzve dhe për hapjes së mësimeve kristiane.

Pas vdekjes në 1552, trupi i tij u vendos në bazilikën e Bom Jesus dhe Goa dhe raportohet se mbetet ende në gjendje të paprishur, çka për shumë njerëz konsiderohet si ‘mrekulli.’

FOTO GALERI
3/5
Eventi shpirtëror i Gostisë së Goa zgjat deri më 5 janar dhe pret njerëz nga e gjithë bota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA