Katër shoqet rikrijojnë foton e legjendare të pushimeve në 1972, duke ruajtur miqësinë për 50 vjet (fotogaleri)

03/12/2024 18:00

Katër vajzat e reja shihen në foto duke ecur krah për krahu, duke qeshur e buzëqeshur në shëtitoren bregdetare, me veshjet karakteristike të viteve 1960.

Por megjithë kohën e kaluar shprehjet e lumtura të fytyrës së tyre sjellin edhe sot ndjesinë e gëzimit te rinisë e aventurës.

Vajzat britanike në foto Marion Bamforth, Sue Morris, Carol Ansbro e Mary Helliwell, ishin me pushime 50 vjet më parë në qytezën bregdetare Devon, në jug të Britanisë.

“Kjo ka qenë gjithmonë kujtesa jonë për Torquay,” thotë Sue Morris për rrjetin CNN. “Është një foto legjendare prandaj ne vendosëm ta rikrijojmë sot”.

Bamforth, Morris, Ansbro e Helliwell ishn asokohe 17 vjeç.

Ato shin shoqe shkolle të rritura në Halifax, në veri të Anglisë që kishin shkuar për pushime me një rulotë në Devon, për t’u zbavitur në bregdet.

Tashmë në 2024 duket se  Bamforth, Morris, Ansbro e Helliwell kanë ruajtur miqesinë e tyre përveç karrierave, martesave e fëmijëve që kanë lindur, ashtu si dhe dhimbjeve e plagëve të pashmangshme të jetës.

Sivjet që ato presin të festojnë 70 vjetorin e tyre, gratë u rikthyen në vendin e fotos së vjetër në dhe e rikrijuan sipas pozicioneve të vjetrës madhe duke u munduar te përshtasin edhe veshjet e dikurshme.

“Ne gjithmonë kishim thënë se një ditë duhet të rikthehemi së bashku në Torquay,”thotë Ansbro pwr CNN Travel. “Dhe tani që po arrijmë 70-ën e madhe, vendosëm më në fund ta bëjmë”.

Rezultati i fotos së 2024 ishin sërisht Bamforth, Morris, Ansbro e Helliwell, te kapura teksa ecin për dore e për krahu, me buzëqeshje në fytyrat e tyre.

“Jemi shumë të kënaqura me foton e re,” thotë Bamforth, duke shtuar se ashtu si dhe Sue, “ishte diçka shumë emocionale”.

Gratë thonë se ndryshimi atëherë me kohën sot është se njerëzit nuk e konsiderojnë më të rëndësishme miqësinë.

“Të bën të ndjehesh mirë kur e di se ka njerëz që merakosen vërtet për ty, kjo është bukuria e miqësisë. Megjithëse kemi kaluar shumë gjatë jetës tonë, kemi qenë aty për njëra-tjetrën”, thotë Ansbro, për rrjetin CNN.

FOTO GALERI
3/4
Gratë thonë se ndryshimi atëherë me kohën sot është se njerëzit nuk e konsiderojnë më të rëndësishme miqësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA