I dënuari për vrasje i shpëton policisë gjatë transportit në SHBA (fotot)

03/12/2024 17:31

34 vjeçari Cesar Hernandez ka arritur të hidhet nga furgoni i burgut gjatë transportit, njoftonin zyrtarët amerikanë.

I dënuari për vrasje të kategorisë së parë i ka shpëtuar kontrollit të policisë të hënën, njoftonin autoritete në Kaliforni, duke shtuar se ngjatja ndodhi teksa ai transportohej për në gjykatën e me furgonin e burgut.

Ata nuk jepnin detaje sesi i burgosuri arriti te largohej.

Hernandez është dënuar me 25 vjet burg për vrasje, ndërsa aktualisht zyrtarët janë vënë në kërkim të tij pas zhdukjes së pashpjeguar nga automjeti.

Në kohën e arratisjes Hernandez ishte parë me kominoshet portokalli të burgut dhe atlete të bardha, shtonte policia.

Zyrtarët informonin se ai është 1.70m i gjatë, ka flokë të zinj e sy kafe, dhe se konsiderohet i rrezikshëm prandaj ata që e shikojnë nuk duhet ta ndalojnë por të njoftojnë autoritetet, shkruan rrjeti vendas ABCNews.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA