Zyrtarët në Kolumbi shpërthejnë minierat ilegale të floririt ‘për të mbrojtur ambjentin’ (fotot)

02/12/2024 18:48

Policia kolumbiane shihej sot në fazat e fundit të një operacioni madhor për të shkatërruar me shpërthime të brendshme minierat e paautorizuara të floririt në parkun kombëtar Farallones.

Fushata thekson pasojat mjedisore e sociale të minierave ilegale si kontaminimi i ujërave nga mërkuri i gërmimeve.

Zyrtarët flisnin për terrenin e vështirë të operacionit në lartësi të konsiderueshme, por vlerësonin rezultatet, sipas rrjetit AFP.

Majori i policisë Gustavo Escobar, i skuadrës së veçantë të mineraleve tha se personeli i kishte arritur objektivat.

“Terreni është i vështirë pasi duhet ngjitur disa orë në këmbë për të arritur këtu. Lartësia dhe i ftohti mund të sjelli pasoja por arritën rezultatet, me ndihmën e ushtrisë”.

Xhenieri anonim i ushtrisë që përgatiti eksplozivët thotë se gërmimet e floririt lëshojnë mërkurin helmues nga shkëmbi, që kontaminon ujërat e tokës.

“Kur ata shkëpusin gurët në galeri, mërkuri derdhet dhe depozitohet në tokë ose në lum, duke prekur komunitetet më poshtë rrjedhës”.

Kreu lokali sigurisë Alvaro Pretel, thotë se kompani të shumta vijnë për të eksploruar me floririn në këtë zonë.

“Prej kohësh kompani të shumta floriri kanë ardhur për të kërkuar, jo vetëm në Farallones që është në 3400 metra lartësi, por dhe në zona të tjera të Buenaventura. Ata nuk kishin kontrolle apo rregulla për mjedisin dhe tashmë numërohen rreth 400 galeri në këtë sektor”, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
2/6
Kreu lokali sigurisë Alvaro Pretel, thotë se kompani të shumta vijnë për të eksploruar me floririn në këtë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA