SPAK kërkon ndryshimin e kodit penal, Dumani: Të rritet pragu 500 euro, të hetojmë vetëm çështje të vështira

02/12/2024 20:17

SPAK kërkon ndryshime në kodin penal për rritjen e pragut prej 500 eurosh për çështjet e korrupsionit që i kalojnë për hetim Prokurorisë së Posaçme.

“Vlerësojmë që është me vend që të bëhen ndryshimet e nevojshme në kodin penal lidhur me pragun monetar 500 euro, me qëllim që të rritjen. Çdo akt korruptiv mbi këtë marzh bën kompetent Prokurorinë e Posaçmen. Ne vlerësojmë që ky marzh duhet të rritet dhe SPAK të fokusohet te çështjet që janë më të ndjeshme dhe që janë më të vështira për t’u hetuar”, tha ai.

Në fjalën e tij gjatë punimeve të komisionit të monitorimit të asamblesë parlamentare të këshillit të europës, kreu i SPAK parashtroi disa nga shqetësimet e institucionit që drejton. Duke cilësuar bashkëpunimin me ndërkombëtarët si një ndër shtyllat e suksesit të SPAK, Altin Dumani foli me shifra për punën e institucionit që drejton dhe bëri apel për mbështetje.

“Nga data e krijimit të SPAK kemi konfiskuar asete prej 152 mln euro, dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar për përsërisim thirrjet për t’i bashkuar përpjekjet tona në dobi të një shoqëria më të drejtë dhe më të sigurtë”, shtoi ai.

Nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e theksoi edhe drejtuesja e byrosë kombëtare të hetimit.

“Lufta kundër korrupsioni t nuk mund të bëhet e copëzuar, por duet të jetë gjithëpërfshirëse, duke kërkuar bashkëpunim reciprok të të gjithë mekanizmave dhe me partnerët tanë ndërkombëtar”, deklaroi ajo.

Gjatë viteve 2023-2024, Byroja kombëtare e hetimit ka referuar 26 raste në SPAK, 19 prej të cilave për korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA