Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti në takim me Hovenier dhe ambasadorët e tjerë në Kosovë
02/12/2024 10:14
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Kosovë janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Qeverisë, Albin Kurti.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha për mediat vendase se Kurti po zhvillon takim edhe me vendet e QUINT-it.
Pas takimit Hovenier do t’i drejtohet medieve dhe do të flasë për sulmin e fundit në veri.
Sulmi terrorist në veri të vendit ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër Lepencit.
Ndërkaq, lidhur me rastin, një personit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Top Channel