Kapet ariu që ‘mbajti peng’ dy ditë supermarketin përballë policisë në Japoni (fotot)

02/12/2024 17:29

Autoritetet në prefekturën e Akita kanë lokalizuar dhe kapur kafshën që gjatë bastisjes së tij ‘mbajti peng’ një supermarket, sulmoi një burrë dhe kishte ngrënë sasi të mëdha mishi.

Sulmi i papritur i fundjavës ndodhi në një supermarket në veri të Japonisë por ariu që shkaktoi trazirat është kapur tashmë me një grackë dhe është eliminuar, thanë zyrtarët.

Një burrë 47-vjeçar u dërgua në spital prej plagëve në fytyrë nga kafsha, por është jashtë rrezikut për jetën, thanë mediat lokale.

Policia tha se kishte autorizuar gjuetarë profesionistë për eliminimin e kafshës që fillimisht nuk arrihej të lokalizohej, tha agjencia vendase Kyodo.

Ata kishin vendosur më pas gracka rreth supermarketit, ku ariu kishte ngrënë sasi të mëdha mishi. Pas kapjes ata thanë se ariu ishte vënë në gjumë para vrasjes, sipas mediave.

Autoritetet në disa zona të Japonisë kanë raportuar incidente mes arinjve e njerëzve, teksa kafshët dalin nga habitati i tyre në kërkim të ushqimit.

Burri i plagosur në Akita raportohet se ishte punonjës i supermarketit që sapo kishte hapur dyqanin, në të cilin nuk kishte ende klientë.

Prefektura e Akita ka regjistruar dy incidente të tjera të ngjashme me arinj vitin që shkoi.

Japonia thotë se popullata e arinjve të zinj në vend arrin në 44,000 në një rritje prej rreth trefish në dhjetë vjetët e fundit. Në ishullin Hokkaido, popullata e arinjve të murrmë Ussuri prej 12,000 ekzemplarët është dyfishuar prej vitit 1990, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA