EMRI/ Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari shqiptar

02/12/2024 15:51

Shtetasi 32-vjeçari, Robert Gjika është ekstraduar nga Greqia.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Gjikën.

Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan:

-nga Greqia në Shqipëri, shtetasi R. Gj., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe;

Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA