Burri vjedh flori dhe 27mln rupi nga shtëpia e fqinjit në Indi, teksa familja ishin në dasmë (fotot)

02/12/2024 18:24

Policia e Kerala në veri të Indisë, tha se ka arrestuar 45 vjeçarin Lijeesh, për vjedhje të monedhave të floririt dhe parave në vlerë 27.5 milionë rupi, nga shtëpia e fqinjit të tij Ashraf, tregtar i njohur orizi në Manna, Valapattanam.

Komisioneri i policisë Ajit Kumar konfirmonte arrestimin e të akuzuarit duke detajuar hetimin delikat që solli ndalimin e autorit të dyshuar.

Lijeesh saldator dhe ish-ushtarak, kishte pranuar dje krimin gjatë marrjes në pyetje dhe arrestimi i tij u regjistrua sot, thanë autoritetet.

Sipas policisë Lijeesh kishte kryer vjedhjen duke thyer dritaren e shtëpisë së Ashraf ndërsa kishte kompletuar operacionin për 40 minuta, teksa Ashraf me familjen kishin shkuar në një dasmë në rajonin fqinjë Tamil Nadu, më 19 nëntor. Familja kishin zbuluar vjedhjen pas kthimit vetëm më 24 nëntor.

Hetuesit kishin identifikuar Lijeesh nga kamerat e sigurisë si dhe nga shenjat e gishtërinjve.

Në pamje raportohej se shihej Lijeesh, i cili është pa flokë, që kthehej nga shtëpia e Ashraf ditën e vjedhjes, çka ngriti dyshimet e tyre.

Megjithë disa tentativa për të prishur vendosjen e kamerave ai ishte regjistruar në pamje të pastër nga brenda shtëpisë.

Lijeesh gjithashtu kishte lënë prapa një nga veglat me të cilën kreu vjedhjen, prandaj ishte kthyer më vonë për ta rimarrë. Por gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk kishte arritur ta gjendje pasi “nuk e mbante mend ku e kishte lënë”. Objekti në fjalë u gjet pas hetimeve, tha policia.

Shenjat e gishtërinjve nga vendngjarja përputheshin me disa vjedhje të tjera në të njëjtën zonë.

Policia shtonte se kishin kuptuar që grabitësi ishte i njohur më shtëpinë e Ashraf prandaj përqendruan hetimet te fqinji i tij, shkruan rrjeti GolfToday.

FOTO GALERI
2/3
Lijeesh gjithashtu kishte lënë prapa një nga veglat me të cilën kreu vjedhjen, prandaj ishte kthyer më vonë për ta rimarrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA