Fiks Fare/ “Nëse më çon te Fiksi, lekët i merrni në varr”! Denoncime të reja për tregtaren që mashtron fermerët
Zhaklin Lekatari, në një rrëfim të bërë në emisionin “Goca dhe Gra”, foli për periudhën më të errët në jetën e saj, kur është përballur me gjuhë urrejtjeje dhe dhunë.
Ajo tregoi një rast kur është sulmuar fizikisht nga një burrë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ndërsa theksoi se sulmet më të mëdha i ka marrë pas “Big Brother VIP 2”, ku ishte në rolin e opinionistes.
“Për 4-5 muaj kam ndenjur pothuajse e izoluar, nuk kam dalë. Ishte shumë e vështirë të kisha një jetë publike dhe urrejtja nuk ishte më virtuale, por u kthye në sulme të vërteta fizike, që më cenuan mendërisht e fizikisht. Cenuan edhe familjen time.
Isha në Bllok, një burrë me ndiqte dhe më ofendonte nga pas dhe më sulmoi. Unë vrapova për t’i shpëtuar sulmit, dy taksistë e panë, ndërhynë dhe më shpëtuan. Nuk e denoncova, thjesht u mundova të shpëtoja veten dhe të ikja në shtëpi. Ka qenë periudha post Big Brother”, tha Lekatari.
Top Channel