Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të kryejnë kontrolle në lokacione të ndryshme në Zubin Potok, pas sulmit që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ditën e djeshme policia kreu basitsje në disa zona në veri, ku u arrestuan tetë persona dhe u gjet arsenal i armëve, municion luftarak, mbi 200 uniforma ushtarake, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe në dinarë dhe pajisje të tjera.

Pas gjetjes së këtij arsenali të armëve janë zbuluar edhe emblema që lidhen me forca dhe njësitë ushtarake ruse.

Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA