Mijëra njerëz marshojnë në Londër për fundin e konfliktit brutal në Lindjen e Mesme (fotot)

30/11/2024 19:14

Mijëra protestues marshuan sot në qendër të Londrës duke kërkuar që qeveria britanike të bëjë më shumë për ndaluar konfliktin e zgjeruar e të përgjakshëm të Izraelit në Gaza.

Ben Jamal, drejtues i grupit ‘Fushata e Solidaritetit me Palestinën’ që organizonte marshimin, tha se është “drithëruese” që liderët e ushtrisë e qeverisë së Izraelit mund të përdorin armëpushimin e deklaruar në Liban për të rinisur sulmet ndaj territorit të bombarduar palestinez të Gaza.

“Është shtangëse që qeveria jonë (e Britanisë) të vazhdojë të jetë bashkëpunëtore në këtë që po ndodh. Britania vazhdon të dërgojë armë drejt Izraelit, i cili po thirret nga gjykata më e lartë në botë për gjenocid”, tha Jamal.

“Kjo u vërtetua kësaj jave me urdhrin e arrestit ndaj Benjamin Netanyahu, ai është tani një i kërkuar nga drejtësia, por qeveria jonë përsëri nuk e ndryshon sjelljen ndaj tij. Qeveria britanike e konsideron atë ende ‘një aleat’ dhe vazhdon të dërgojë armë për ushtrinë e Izraelit. Kjo është e pamendueshme”.

Ben Jamal tha më tej se besonte se Izraeli nuk do të kënaqet dhe me armëpushimin e fundit në Liban.

“Armëpushimi në Liban mund të mos zgjasë, Izraeli ka sinjalizuar se do të kërkojë të vendosë kushtet e veta dhe se kur do të prishë armëpushimin. Është drithëruese që udhëheqësit e Izraelit po thonë hapur se mund të shfrytëzojnë armëpushimin e fundit për të rinisur ose intensifikuar sulmet dhe gjakderdhjen në Gaza”, tha më tej Jamal.

Protestuesja Rada Daniell, shtoi se miliona njerëz në botë kërkojnë fundin e dhunës edhe pse politikanët nuk merakoseshin për asgjë përveç karrigeve të tyre.

“Ne dhe të tjerë në të gjithë botën do të protestojmë dhe nëse do të ndodhë diçka e mirë, do të vijë vetme nga populli, sepse politikanët merakosen vetëm për postet e tyre politike. Ne po shtyjmë nga poshtë për gjetjen e zgjidhjes dhe ndalimin e këtij gjenocidi”, tha më tej Daniell për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA