Islanda mban zgjedhjet parlamentare pas rrëzimit të koalicionit qeveritar (fotot)

30/11/2024 18:18
Kulla Hallgrimskirkja ne kryeqytetin Rejkjavik

Zgjedhjet e legjislativit në Islandë vijnë pas prishjes së koalicioni të dobët qeveritar.

Nga sot islandezët kanë nisur të votojnë për parlamentin mes trazirave të ekonomisë dhe emigracionit.

Pas një debati në dukje ‘për shpërthimet vullkanike’, aleatët e kryeministrit Bjarni Benediktsson tërhoqën mbështetjen dhe ai thirri zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet e sotme janë të gjashtat që prej krizës financiare të 2008, që nisën një epokë të rralle destabilizimi politik të ishullin verior.

Sondazhet e opinionit tregojnë se mbështetja për tre partitë kryesore është në më të ulëten e saj.

Benediktsson, i cili ka qenë kryeministër prej prillit, erdhi në post pas dorëheqjes së pararendësit të tij, dhe tentonte të qeveriste në koalicinin e vështirë të partisë së tij të Pavarësisë, me centristët e Partisë Progresive dhe me “Të Majtët e Gjelbër”.

Moti i ftohtë në vendin thuajse Arktik mund të jetë pengesë që votuesit të arrijnë në qendrat e tyre, teksa dëbora ka bllokuar disa rrugë në vend, shkruan rrjeti Euronews.

FOTO GALERI
1/3
Pas një debati në dukje ‘për shpërthimet vullkanike’, aleatët e kryeministrit Bjarni Benediktsson tërhoqën mbështetjen dhe ai thirri zgjedhjet e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA