Fabrika gjigante e shisheve në jug të Francës përdor ‘89% materiale të riciklueshme xhami’ (fotot)

30/11/2024 18:44

Në qytezën mesdhetare të Béziers, një fabrikë e prodhimit të shisheve e grupit amerikan O-I prodhon rreth 1 milionë shishe në ditë, kryesisht për prodhuesit e verës, por drejtuesit thonë se 89% e materialeve të përdorura prej tyre janë të riciklueshme.

Drejtuesi fabrikës Olivier Henri Guillot tha se fabrika ka rreth 90 punonjës te saj dhe rreth 50 të tjerë që kontraktohen nga jashtë.

“Ne prodhojmë rreth 1 milionë shishe në ditë, shumica e të cilave shiten jo më larg se 200-kilometra nga fabrika. Për krijimin e pastës tonë të xhamit ne përdorim 89% materiale të riciklueshme, që është përgjithësisht xhami mbledhur nga shërbimet vendase, i cili selektohet dhe rifutet në furrat tona”, shpjegon Guillot.

“Kur xhami ngrohet deri në 1,500 gradë atij i jepet nje formë shkopi dhe drejtohet në makineritë e ndara kur merr formën e shishes. Prodhimi ka dy faza kryesore, e para ku krijohet para-forma e objektit, dhe më pas ajo përfundimtare ku i jepet forma dhe detajet e dëshiruara”.

Guillot shton se fabrika punon dhe me forma e nuanca të ndryshme xhami dhe shërben prodhuesit e pijeve alkoolike në të gjithë Evropën.

“Kompania O-I Group është shumë e madhe pasi ka rreth 60 furra xhami në të gjithë botën. Në Francë ne kemi nëntë fabrikë që punojnë për tregje të ndryshme si të tregut te ujit në shishe, verës, pijeve të forta alkolike e gjithashtu të shisheve të birrës. /AFP/

FOTO GALERI
3/9
Drejtuesi fabrikës Olivier Henri Guillot tha se fabrika ka rreth 90 punonjës te saj dhe rreth 50 të tjerë që kontraktohen nga jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA