“Nuk do të lejojmë Ukrainën të marrë armë bërthamore”, kërcënon Putin: Nëse kjo ndodh…

28/11/2024 17:01

Rusia thotë se nuk do e lejojë Ukrainën të marrë armë bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Moska do të përdorë “të gjitha mjetet e shkatërrimit që ka në dispozicion” nëse Ukraina do të marrë ndonjëherë armët bërthamore, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë”, thotë presidenti rus.

Vërejtjet e tij pasojnë një raport të New York Times, javën e kaluar, ku thuhet se zyrtarët perëndimorë po diskutonin një sërë mënyrash se si presidenti amerikan Joe Biden mund të ndihmonte Ukrainën përpara se të largohej nga detyra në janar.

Top Channel