FOTO/ Nga ikonat te futbollistët aktual, yjet kuqezi të Kombëtares urojnë Shqipërinë për 112-vjetorin e Pavarësisë: Flamuri që na bashkon

28/11/2024 13:16

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e Pavarësisë, festë e cila është kujtuar dhe nga yjet e Kombëtares shqiptare.

Kapiteni Gjimshiti, Strakosha, Ismajli, Broja, Bajrami e shumë të tjerë kanë postuar në Instagramin e tyre personal foto ku urojnë për 28 dhe 29 Nëntorin, në një foto ku shkruhet: “Flamuri që na bashkon”.

Por edhe ikona si Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Klaus Gjasula kanë uruar Shqipërinë në këtë ditë të veçantë.

Ish-kapiteni Cana ka postuar një foto të Isa Boletinit, ndërkohë që poshtë shkruan: “Urime Dita e Flamurit!!!”, ndërsa Berisha postoi një moment emocionues kur një flamur gjigand të Shqipërisë që është hapur në “Arenën Kombëtare” nga tifozët, teksa shkruan: “Gëzuar festën e 28 Nëntorit shqiponja”.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA