Turmat e njerëzve nisën sonte të vërshonin mes dyqaneve e kabinave të tregut të famshëm të Krishtlindjeve në Strasbourg në lindje të Francës, në ditën e parë të hapjes.
Qyteti është i njohur për 13 tregje të ndryshme Krishtlindjesh, duke sjellë në Francë kulturën gjermane të këtij fenomeni, shkruan rrjeti AFP.
Strasbourg ndodhet pranë Colmar në kufi me Gjermaninë por njihet si kryeqyteti Krishtlindejve në Evropë.
Vendasit i kanë dhënë këtë titull vetes prej Harkut Kléber në sheshin kryesor dhe tregut Christkindelsmärik, i cili është më i vjetri në Francë dhe daton prej vitit 1570.
13 tregjet e Krishtlindjeve në qytet kanë secili karakterin dhe ngrohtësinë e tyre, të shoqëruar me produktet tradicinale vendase dhe pemën më të lartë të Krishtlineve në Evropë, që ngrihet nganjëherë deri në 30 metra lartësi.
Top Channel