Motër e vëlla marrin pjesë në “Për’Puthen”: Na kapi paniku kur pamë njëri-tjetrin në audicione

27/11/2024 14:57

Rebeka dhe Ardi, motër e vëlla marrin pjesë në “Për’puthen” si dy konkurrentë në kërkim të dashurisë.

Të ftuar në Wake Up, ata zbulojnë se si e kuptuan që të dy kishin bërë aplikimin, pa i thënë njëri tjetrit.

Ia kishit thënë njëri tjetrin vendimin për t’u futur në Për’puthen?

Rebeka: Ka qenë surprizë, kam bërë aplikimin me kushërirën, vëllai vetë. Unë kisha audicionin e dytë, ky të parin. M’u dha kontrata, nuk e prisja. Më kapi pak papritur, më kapi paniku

Ardi: Javën e parë ia mbajtëm sekret të tjerëve

E pengon Rebekën të krijojë marrëdhënie me çunat?

Ardi: Jo, secili ka zgjedhjet e tyre.

I ke dhënë ndonjë sugjerim?

Ardi: Jo, fare. Vetëm kur ndonjë nga çunat mashtron

Rebeka: Kemi qenë të lidhur që të vegjël, unë nuk e kam pasur problem asnjëherë, mbase ngaqë jemi rritur jashtë.

Çfarë ju motivoi të ishit pjesë e programit?

Rebeka: Në fillim ishte si lojë, por më vonë e mora si eksperiencë. Ndodh njëherë në jetë.

Ardi: Unë dua nuse shqiptare, të huajat më kanë lënë pak kështu… nuk kemi të njëjtën kulturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA