
23/02 15:08
Analisti Arjan Curri dhe Alfred Lela janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e Top Story në Top Channel këtë të mërkurë.
Analisti ironizoi duke thënë se më shumë është gëzuar ai për lirimin e kreut të PD, Sali Berisha se sa vetë demokratët.
Curri: E deshët vulën jua dhanë, donit lirimin jua dhanë, do ju japin edhe ndonjë lek për fushatë vetëm që mos të qaheni, kjo është dinakëri e Ramës.
Lela: Për skenar aktrimi të admiroj, si lexues i politikës lidhu me Çulin, s’je duke lexu politikë Curri.
Curri: Ju jeni mërzitur që ka dalë, më shumë po gëzohem unë se sa ju. E ka ngritur Berishën në atë nivel që është.
Top Channel