“Është shmangur një skenar i paparashikuar”, Gjekmarkaj në Top Story për lirimin e Berishës: Koha tregoi se ai nuk ishte i korruptuar

27/11/2024 22:21

Deputeti democrat, Agron Gjekmarkaj, pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel komentoi lirimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Ai theksoi se vendimi i gjyqtares së GJKKO shmangu një skenar të paparashikueshëm për Shqipërinë.

Koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar, por dyshimi për ta shpallur të tillë Berishën, theksoi deputeti.

Gjekmarkaj: Është bërë një dëm i madh për të gjithë kohën që është izoluar, koha tregoi se Berisha nuk ishte i korruptuar por dyshimi për ta shpallur të tillë Berishën, jemi në një moment reflektiv, raporti i individit me historinë si raporti që ka vendosur një gjyqtare, ka shpëtuar Shqipërinë me skenarë të paparashikuar. Dy pjesë të shoqërisë po shikoheshin egër, është shmangur një skenar i paparashikuar, nuk ishte vetëm një motiv i vetëm, paçka se gjyqtares i bën nder një akt i tillë janë një sërë rrethanash ishte gjykata e Strasburgut që mund të turpëronte drejtësinë shqiptare, zhvillime të tjeera botërore që vala vjen edhe në bregun shqiptar, jo drejtpërdrejt por nesër, fitorja  e Trump, vetë ka qenë një personazh që e ka vuajtur. Është instikt vetëmbrojte për të pritur se çdo të ndodhë nesër.

GJKKO liroi sot nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023. SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO, ndërsa kreu i PD tha se janë ndezur motorët e mosbindjes civile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA