Momentet shokuese kur dreri i plagosur kthehet e sulmon gjuetarin duke e shkelur me thundra (foto-video)

26/11/2024 15:23

Në disa pamje shokuese nga Jakutia në Lindjen e Largët ruse shihen momentet kur një dre i plagosur kthehet për të sulmuar gjuetarin e shtangur duke e goditur me thundra, teksa miqtë e tij e shikojnë nga automjeti.

Në video shihen dy gjuetarë që i afrohen drerit me pushkët gati, por pasi një prej tyre e plagos kafshën e egër ajo kthehet në një kundërsulm duke vrapuar drejt tyre.

Dreri godet gjuetarin me brirë e thundra, ndërsa miku i tij heziton të qëllojë duke u trembur se kafsha mund të kthehet edhe kundër tij.

Ndërsa një gjuetar i tretë filmon nga brenda makinës, duke tentuar të trembë kafshën e tërbuar.

Video u regjistrua në fushat me dëborë në Sakha (Jakutia), në fillim të muajit, sipas raportimeve. Mediat nuk thonin nëse gjuetari kishte pësuar plagë të rënda apo nëse kishte marrë ndihmë mjekësore pas sulmit.

Dreri (cervus canadensis) është i dyti më i madh i species dhe një nga kafshët më të mëdha të tundrës.

Brirët dhe pelushi i drerit përdoret në mjekësinë aziatike, ndërsa është kryesisht preja e preferuar e gjuetarëve si aktivitet zbavitës, sado mizor që mund të jete.

Incidenti vjen pasi një gjuetar me shigjetë u godit për vdekje nga briri i drerit të egër dy vjet më parë në Oregon, SHBA.

66 vjeçari Mark David, kishte plagosur më shigjetë kafshën në Trask Road, por kur u afrua ta shikonte ajo e sulmoi për vdekje.

Dreri më pas u vra dhe mishi i tij iu dhurua burgut të Tillamook njoftonte asokohe policia, sipas Daily Mail.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA