Libanezët e zhvendosur nga ofensiva e Izraelit, “optimistë’ për armëpushimin dhe kthimin në shtëpi (fotot)

26/11/2024 19:17

Dhjetëra libanezë të zhvendosur, të dëshpëruar për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, kishin nisur sot të mblidhnin plaçkat e tyre në shkollën ku po strehohen, me shpresë se së shpejti do të vijë armëpushimi dhe ndalimi bombardimeve.

61 vjeçari i zhvendosur Mahmoud Issa tha se njerëzit ishin të gëzuar prej lajmeve të armëpushimit të mundshëm.

“Nuk më vinte gjumi sonte kur na thanë se do të marrë fund, shpresoj të jetë e vërtetë. Gjitha natën mendoja se (lufta) do të ndalojë dhe do të kthehemi në fshatin tonë”, tha Issa për rrjetin AFP.

28 vjeçarja Kawthar Amhaz, gjithashtu besonte se së shpejt do të lejoheshin të ktheheshin në shtëpi:

“Po mendonim të kërkonim një makinë për të futur sendet dhe fëmijët, dhe të nisemi për në fshat që tani. Disa njerëz më thanë shko te të afërmit në Beirut dhe më pas shko në fshat. Por unë do të qëndroj këtu derisa të vijë makina dhe të shkoj në fshat me fëmijët”, tha Amhaz për rrjetin AFP.

55 vjeçarja e zhvendosur Iman Majed, shtoi:

“Sigurisht që jemi optimistë, kemi nisur të paketojmë plaçkat. Sapo kryetari i parlamentit Nabih Berri të thotë se mund të shkojmë, do të nisemi. Ne po mbledhim plaçkat dhe jemi optimistë se mund të kthehemi së shpejti”.

49 vjeçari Ali Abdullah, ishte skeptik për informacionet e shpërndara:

“Njerëzit po vuajnë nga të gjitha këto që po ndodhin, si nga bombat dhe nga lajme e përhapura. Lufta psikologjike është më e vështirë se ajo e raketave. Kanë thënë prej dy muajsh se po afron armëpushimi. Ata thonë tashmë se lufta do të ndalojë nesër”, tha Abdullah për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
2/5
61 vjeçari i zhvendosur Mahmoud Issa tha se njerëzit ishin të gëzuar prej lajmeve të armëpushimit të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA