Elon Musk nisi një sulm ndaj Angela Merkelit pas komenteve të ish-kancelares për rolin e tij në administratën e Donald Trump.
Në një intervistë të fundit me revistën gjermane Der Spiegel, Merkel shprehu shqetësimin për ndikimin në rritje të Musk, duke theksuar se fuqia e tij ekonomike, e kombinuar me përfshirjen e tij politike, ngre pyetje serioze për ekuilibrin demokratik.
Në veçanti, Merkel iu referua kontrollit të ushtruar nga Musk, si pronar i 60% të satelitëve në orbitë, duke e cilësuar atë si “jashtëzakonisht problematik”. Ajo theksoi se politika duhet të mbrojë ekuilibrin social mes të pushtetshmit dhe qytetarëve. Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.
Elon Musk, i njohur për komentet e tij shpesh provokuese në platformën X (ish Twitter), u përgjigj me një gjuhë vulgare . Në postimin e tij ai tha: “Kush është kjo person Angela Merkin?”, duke bërë një gabim drejtshkrimor të qëllimshëm. Fjala “Merkin” në anglisht i referohet një paruke, por që përdoret edhe për t’ju referuar një adoleshenti, një fyerje që shumë përdorues të platformës e konsideruan të papranueshme.
Reagimi i Musk ndezi debate të reja rreth imazhit dhe sjelljes së tij publike, veçanërisht në një kohë kur ai thuhet se po luan një rol kryesor në tranzicionin e administratës Trump. Vihet re se Musk tashmë i është bashkuar grupeve të punës për përzgjedhjen e ministrave të rinj, ndërsa merr pjesë në bisedime me liderë botërorë, si presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ish-kancelarja, e cila ka marrë kritika të ashpra në të kaluarën për politikën e saj ndaj Rusisë dhe varësisë së Gjermanisë nga gazi rus, tha se ishte e shqetësuar për ndikimin e biznesmenëve të mëdhenj si Musk në politikën botërore. Në të njëjtën kohë, ai pranoi se qasja e Donald Trump ndaj politikës ndërkombëtare bazohej në një filozofi “transaksionale agresive”.
Musk, i cili ka kritikuar vazhdimisht politikanët evropianë në X, së fundmi e quajti kancelarin Olaf Solz si “budalla” pas dështimit të koalicionit të tij qeverisës trepartiak.
Top Channel