Gjykata ruse lëshon urdhër-arresti për gazetaren franceze (fotot)

26/11/2024 21:55

Gazetarja e rrjetit France 24, Catherine Norris Trent akuzohet për hyrje ilegale në Rusi e shoqëruar nga trupa të ushtrisë ukrainase.

Gjykata e rajonit perëndimor rus Kursk Region ka lëshuar mandat arrestin për gazetaren që shoqëronte forcat ukrainase gjatë një inkursioni në territorin e Rusisë.

Hetuesit rusë thonin sot se “Catherine Norris Trent, bashkë me individë të tjerë të paidentifikuar dhe duke vepruar si ‘grup i organizuar kriminal’ kaluan ilegalisht kufirin e Rusisë”.

Gazetarja ishte identifikuar duke udhëtuar në një automjet të ushtrisë së Ukrainës me të cilin ata hynë në zonën Sudzha në Kursk, tha gjykata.

Norris Trent do të vihet nën arrest së shpejti nëse kapet nga autoritetet ruse për krimin e hyrjes ilegale në Rusi, çka mund të marrë një dënim maksimal prej pesë vitesh burg, shkruanin mediat ruse.

Të paktën 12 gazetarë perëndimore janë shpuar fajtorë për krime të ngjashme këtë vit, teksa ushtria e Kievit ka nisur inkursione brenda territorit rus, ku kanë marrë kontrollin e disa fshatrave pranë zonës së Sudzha.

Moska thotë se ka paralajmëruar shpesh gazetarët perëndimorë kundër hyrjes ilegale në vend, duke i paralajmëruar pasojat ligjore dhe akuzat e “përhapjes së propagandës për llogari të Ukrainës.”

Zëdhënsja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha se gazetarët e përfshirë me skuadrat e ushtrisë së Ukrainës “po manipulojnë opinionin publik” duke mos ekspozuar “krimet e Kievit kundër popullatës civile”, shkruan rrjetiRussiaToday.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA