Shkarkohet kirurgu i njohur francez që kthente hundën e pacienteve në ‘patate’ (fotot)

25/11/2024 15:52

Një kirurg i njohur ndërkombëtar ka humbur karrierën e tij pas akuzave se ka gjymtuar pacientët femra duke kthyer hundën e tyre në “patate’.

58 vjeçari Olivier Gerbault, i njohur më parë si ‘maestro i hundës në Francë’ kishte marrë një pezullim dy-vjeçar në 2023 pas ankesave të pacientëve në komisionin shëndetësor duke thënë se hunda e tyre ishte “masakruar” nga kirurgu plastik.

Një nga gratë e njohur si Elisa, kreu operacionin në 2020 për të drejtuar hundën e saj nga kirurgu i njohur.

Por kur përfundoi procedurën hunda ishte zgjatur e fryrë dhe teksa u pa në pasqyrë tha se dukej ‘si një patate’.

Elisa raportohej se gjithashtu nuk merrte dot frymë më anën e majtë të hundës, shkruante rrjeti vendas Le Parisien.

Gerbault ishte lavdëruar për punën e tij kirurgjike por pacientja e tij qante para pasqyrës.

Ajo bëri ankesën formale ndaj Gerbault bashkë me disa gra të tjera në komisionin etikës mjekësore, çka solli pezullimin dy-vjeçar për doktorin, shkruan rrjeti Metro.

Ndërsa Gerbault pretendon se është viktimë e një fushatë njollosjeje nga kirurgë rivalë estetikë dhe ka apeluar masën.

Por të tjerë pacientë kanë ardhur me pretendime të ngjashme, teksa një grua tha se pas ndërhyrjes hunda e saj ishte ënjtur dhe tashmë humbi vendin e puinës dhe është diagnostikuar me depresion.

Kirurgu është akuzuar për punime dëmtuese në pjesë të tjera të fytyrës madje dhe se ka kryer procedura që pacientët nuk i kishin kërkuar.

Një nga viktimat u zgjua nga procedura duke parë se ishte kryer një modifikim i mjekrës, edhe pse e kishte refuzuar paraprakisht.

Viktima tha: ‘Ndjehem sikur më kanë gjymtuar, kur u zgjova unë villja gjak. Prej atëherë kanë një ndjenjë djegieje dhe ajri hyn në hundë me furi.”

E përditshmja Le Parisien shkruan se Gerbault vijon të operojë ilegalisht në një klinikë në Paris megjithë pezullimin zyrtar.

Doktori thotë se fushata kundër tij kryhet nga kirurgu riva Nicolas Lari.

Në një vendin të gjykatës së Marseille në mars 2023, ai kishte marrë gjashtë muaj dënim të pezulluar me burg, dhe gjobë prej 5,000 euro, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA