Protestuesit në Bangladesh rrethojnë selinë e gazetës kryesore duke kërkuar mbylljen (fotot)

25/11/2024 18:58

Protestues të shumtë në Bangladesh kanë rrethuar zyrat e një prej gazetave të mëdha Prothom Alo, duke kërkuar mbylljen e saj per mbeshtetje të regjimit të ish presidentes se larguar Sheikh Hasina, shkruan rrjeti francez AFP.

Forcat e sigurisë që mbronin ndërtesën tentuan të largojnë turmat prej rreth 300 njerëzit, një ditë pasi i kishin përzënë ata duke përdorur masivisht gaz lotsjellës.

Gazeta më e madhe në vend në gjuhën Bengali ishte përballur me sfida të shumta gjatë regjimit të mëparshëm të diktatores Sheikh Hasina, e cila u largua nga vendi drejt Indisë, pas rrëzimit nga pushteti prej demonstratave të studentëve në gusht.

Protestuesit akuzonin sot gazetarët se kanë mbështetur regjiimin e Hasina i cili ka vrarë qindra protestues gjatë revoltës, diçka që kryeredaktori i Prothom Alo, Sajjad Sharif mohonte sot.

“Ne kemi ruajtur standardet më të larta profesionale dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ai për rrjetin AFP, duke thënë se gazeta ishte ngacmuar vazhdimisht nga pushtet gjatë dekadave.

Përmbysja e pushtetit të Hasina ka nisur një valë protestash në vendin me shumicë muslimane, teksa protestuesit akuzonin sot të përditshmen si mjet propagande “anti-Islam” dhe me tendencë “pro-Indisë”, prandaj shumica kërkonin mbylljen e menjëhershme.

Jashtë kryeqytetit Daka, protestues shënjestruan gjithashtu gazetën kryesore të qytetit Rajshahi, dhe marshuan kundër të korruptuarve në qytetin Chittagong.

Lideri përkohshëm aktual Muhammad Yunus ka insistuar se kërkon liri të mediave.

Vëzhguesit thonë se gazetarët që kanë mbështetur më parë Hasina kur ishte në pushtet, tashmë përballen me hakmarrje për punën e tyre, sipas AFP.

Të paktën katër gazetarë janë burgosur, të akuzuar për nxitjen e vrasje së protestuesve para rënies së regjimit të Hasina./AFP/

FOTO GALERI
2/5
Protestuesit akuzonin sot gazetarët se kanë mbështetur regjimin e Hasina i cili ka vrarë qindra protestues gjatë revoltës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA