Paris Hilton zbulon sekretin e bukurisë së saj: Qëndroni larg…

25/11/2024 09:49

Paris Hilton pretendon se bukuria e saj është e gjitha natyrale.

Trashëgimtarja 43-vjeçare ka qenë e ftuar së fundmi në podkastin e Zach Sang Show, derisa zbuloi se nuk iu nënshtrua asnjë procedure kozmetike për të ruajtur pamjen e saj rinore. Hilton u shpreh:

Ndihem vërtet krenare që jam e gjitha natyrale. Nuk kam bërë kurrë asnjë botox, injeksione dhe asnjë operacion.”

Ajo thotë se këshillat për kujdesin e lëkurës i kishte marrë nga nëna e saj Kathy Hilton.

Mamaja ime më tha kur isha 8 vjeç: ‘Paris, qëndro larg diellit’. Pastaj ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa. Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, jam kujdesur për lëkurën që nga mosha 8-vjeçare.

Paris shpjegoi se ndonëse ajo mund të mos ketë kryer ndonjë procedurë kozmetik, ajo nuk ia lë gjërat rastësisë dhe bën më shumë se thjesht një rutinë të kujdesit të lëkurës për të ruajtur ngjyrën e saj rinore.”

Rikujtojmë se, Paris Hilton ka folur së fundmi hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD). Në një rrëfim përTeen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte diagnozën e saj përfundimtare. Hilton më parë ka folur se si rebelimi i saj si adoleshente e bëri që prindërit ta dërgonin në një seri institucionesh dhe programesh trajtimi për fëmijë me probleme të sjelljes, varësi dhe çështje të shëndetit mendor. Në moshën 17-vjeçare, ajo kaloi 11 muaj në shkollën Provo Canyonnë Utah, ku pretendon se u abuzua seksualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA