“Ka një dramë e një komedi për mësuesin”, intervista e veçantë e Artan Fugës në “Top Story”: Kemi një “tradhti” të elitave

25/11/2024 23:02

Akademiku Artan Fuga ishte i ftuar në “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se ka një dramë e një komedi për mësuesin, ndërsa shtoi se kanë ngelur në vitet ’80. Sipas Fugës, mësuesit nuk kanë mundësi që të ndjekin dijen, ndërsa shtoi se ata nuk kanë faj, por prodhojnë mediokritet.

Në Francë para 25-30 viteve donin të bënin në tekst filozofie për gjimnazin. Jacques Derrida (filozof) pranoi, por i shkon një nëpunës që i thotë që duhet të bëjë një manual. Ai e bëri atë tekst, nja 300-350 faqe, libri u bë ‘best seller’. Kur i thanë të bënte tekstin manual ai tha ’unë s’kam interes’. Ka një dramë dhe tragjedi mbi mësuesin, unë përpiqem ta ngacmoj mësuesin. Me gjithë dashurinë që kam për mësuesin.

Nuk ka njeri të shenjtë në këtë botë. Çfarë dua të them? Mësuesi nuk ka kohë të formohet më. Problemi është që ndonjëherë ndjej frazë, fjali të thëna nga ana e mësuesve që ua kanë thënë profesorët e tyre. Unë e ndjej në fjalën e tyre që ka një riprodhim të vetvetes. Për çfarë arsye?

Mësuesi ynë s’ka mundësi të ndjekë dijen, pse? Hallet e veta, ngarkesa e përditshme, përsëritja prej papagalli e një teksti. Pse e dhashë shembullin e Derridasë? Nëse nga jashtë sistemit të shkollës së mesme nuk vijnë goditje, ndriçime të tjera, ky mediokritet do jetë. A kanë faj ata? Jo! A e prodhojnë ata këtë mediokritet? Po! Sikurse janë një pjesë e politikanëve që krijojë probleme që duhet t’i zgjidhë politika. Në një farë mënyre, ne kemi një “tradhti” të elitave në misionit që ata kanë. Unë i respektoj shumë mësuesit, pa ta nuk bëhet. Edhe policët, pa ta nuk bëhet, por ka edhe policë që bëjnë gabime. Pa deputetët nuk bëhet, por ka deputetë të neveritshëm, ka pedagogë të neveritshëm, ashtu siç mund të këtë akademikë dhe bashkëbisedues të neveritshëm.”, u shpreh akademiku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA