Autoritetet daneze i marrin fëmijën e sapolindur nënës nga Groenlanda pas ‘testit të kompetencës’ (fotot)

25/11/2024 16:48
Keira Alexandra Kronvold

Aktivistët e të drejtave thonë se testet psikike të nisura nga qeveria daneze ndaj prindërve janë një mjet për të marrë fëmijët nga nënat e tyre.

Danimarka është vënë nën presion për të ndaluar një mjet të kontestuar  të quajtur “teksti i kompetencës së prindërimit” të qytetarëve nga Groenlanda mes zemërimit të gjerë për rastin e një nenë të cilës autoritetet i morën beben disa orë pas lindjes.

Autoritetet në Danimarkë kanë nisur “testet psikometrike” sipas tyre për mbrojtjen e fëmijëve të prindërve të rinj, por është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut si i shënjestruar ndaj popullit të Groenlandës dhe minoriteteve të tjera në vend.

Testet janë vënë sërish në vëmendje me rastin e rëndë të Keira Alexandra Kronvold, aborigjene nga Groenlanda që lindi këtë muaj në veri të Jutland dhe zyrtarët i morën beben pas “dështimit të testit”.

Pas protestave në Kopenhagen dhe në qendrën veriore Nuuk, ministrja e çështjeve sociale Sophie Hæstorp Andersen, tha se bashkitë janë udhëzuar të ndalojnë përdorimin e testit. “Dua të nxit bashkitë që të ndalohet përdorimi i testit për familjet nga Groenlanda,” tha Andersen, pa përmendur ndalimin e plotë të testit.

Fëmijët me prindër nga Groenlanda që jetojnë në Danimarkë kanë çuditërisht shumë më tepër gjasa të vendosen nën kujdesin social, sesa ata me prindër danezë.

Danimarka ka qeverisur më parë Groenlandën si koloni, por tashmë hapësira e akullt ka gjysmë autonomi.

Sipas një raproti të vitit 2022, 5.6% e të gjithë fëmijëve me origjinë nga Groenlanda që jetojnë në Danimarke, janë marrë nën kujdesin e autoriteteve sociale, në krahasim me vetëm 1% të atyre me prejardhje daneze.

Autoritetet thonë se testi nuk bëhet për të përcaktuar kompetencën e prindërve apo largimin e fëmijëve prej tyre, por aktivistët e të drejtave thonë se kjo po përshtatet për prindërit me prejardhje jo-daneze dhe nuk duhet përdorur asnjëherë.

“Testi ngec gjithmonë në barrierën e gjuhës dhe të ndryshimeve kulturore, duke vënë në rrezik prindërit nga Groelanda ose të huaj të tjerë”, tha  Louise Holck, e institutit danez të të drejtave të njeriut.

Në një raport të 2022 të këtij instituti thuhej se testi rrezikon prindërit e huaj të shënojnë pak pikë  “aftësitë konjitive edhe pa prova konkrete”.

“Këto keq-gjykime kanë pasoja të rënda si për fëmijët dhe prindërit dhe në disa raste sjellin heqjen me forcë të fëmijës nga prindërit e tij”.

38 vjeçarja Kronvold, kishte bërë testin kur lindi fëmijën e dytë në 2014 dhe tha për rrjetin The Guardian se i kishin thënë se duhet të dinin nëse ishte “mjaftueshëm e civilizuar”.

Kronvold tha se autoritetet i kishin marrë vajzën “sikur fëmija të ishte vetëm një statistikë” dhe se tani po lufton ligjërisht për vete dhe prindër të tjerë “që kishin humbur fëmijët e tyre prej sistemit danez”.

Laila Bertelsen, e shoqatës of Foreningen MAPI, që ndihmon prindërit Inuit në Danimarkë thotë se hetimet e qeverisë për ”kompetencën e prindërve” kanë sjellë shpesh adoptime të detyruara dhe largim të fëmijëve nga familjet, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Danimarka ka qeverisur më parë Groenlandën si koloni, por tashmë hapësira e akullt ka gjysmë autonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA