Të shtëna armësh pranë ambasadës izraelite në Jordani/ Plagosen tre policë, vritet autori

24/11/2024 11:02

Një person i armatosur është qëlluar për vdekje dhe tre policë të tjerë janë lënduar, pas të shtënave që ndodhën në afërsi të ambasadës izraelit në Jordani, kanë njoftuar burim të afërta me organet e sigurisë.

Policia qëlloi sulmuesin që hapi zjarri mbi patrullën e policisë në Rabiah të Ammanit.

Ministri jordanez i Komunikimit, Mohamed Momani, i ka përshkruar të shtënat si sulm terrorist që kishte shënjestruar forcat e rendit të këtij vendi.

Ai shtoi në një kumtesë se hetimet janë duke vazhduar për të konstatuar motivin e këtij sulmi.

Policia jordaneze ka rrethuar zonën në afërsi të ambasadës, kurse dy dëshmitarë thanë se policia dhe autoambulancat në Rabiah janë stacionuar për arsye të sigurisë.

Kjo zonë është “pikë e nxehtë” për shkak të demonstratave të organizuara kundër Izraelit.

Policia u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa organet e sigurisë kanë rritur masat e mbikëqyrjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA