Vullkani me pyllin në qark të përkryer rreth vetes, i krijuar për arsyen e mistershme (fotot)

23/11/2024 17:52

Një vullkan në Zelandën e Re nga i cili janë frymëzuar filma dhe dokumentare, ka një rreth të përkryer gjelbërimi rreth vetes, por shumë dyshojnë mbi arsyen çfarë e ka shkaktuar.

Mali Taranaki ngrihet në lartësinë 3000 metra në ishullin ‘North Island’ në Zelandën e Re, por rrethohet nga një pyll i gjelbëruar në formë të përkryer rrethore, çka është krahasuar me malin e trilluar “MountDoom” në serialin e njohur Lord of The rings.

Pylli i dendur rreth tij është i mbushur me pemë te spërdredhura kacavjerrëse ‘kamahi’, që i shtojnë akoma më shumë bukurinë e mistershme vullkanit.

Pemët me degët e cuditshme që mbushin vendin besohet se janë krijuar nga orteqet dhe përmbytjet gjatë shekujve, kur dhe besohet se janë shkatërruar pemët më të mëdha që ekzistonin me heret.

Ndërsa rrethi i përkryer në bazën e vullkanit ka një shpjegim plotësisht të arsyeshëm, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

Ekspertët thonë se në vitet 1880, u krijua një rezervat pyjor në bazën e vullkanit Taranaki, ndërsa pjesa e mëtejshme u spastrua për të krijuar kullota.

Pjesa e spastruar në formën rrethore mbeti e pandryshuar që atëherë.

Por shumë studiues mbeten te pakënaqur nga shpjegimet zyrtare dhe ofrojne alternativa ‘ekzotike’ si pushtime aliene apo teknologji e fenomene te panjohura të së shkuarës.

Ndërsa pemët kacavjerrëse në brendi, me pamjen e tyre të frikshme i kanë dhënë zë legjendave dhe pseudonimeve si ‘Pylli i xhuxhmaxhuxhëve’.

Kjo vjen prej formave të çuditshme të degëve dhe mbetjeve të fosilizuara që janë shkaktuar nga shpërthimet e mëparshme të vullkanit.

Mali Taranaki ka mbrojtje rigoroze dhe “të drejta” zyrtare të afërta me ato të njeriut, pasi është i shenjtë për fiset vendase Maori.

Këto të fundit e konsiderojnë malin si një “paraardhës” të tyre dhe ofenduesit e tij penalizohen me gjoba, shkruan Metro.co.uk

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA