Vendi i dytë i Lara Colturit në Kampionatin Botëror të Skive, reagon Veliaj: Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në…

23/11/2024 15:13

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, arriti një rezultat historik në Kampionatin Botëror të Skive, duke u renditur e dyta pas Mikaela Schiffrin.

Historike për Shqipërinë pasi padyshim është edhe hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra dhe kjo falë 18-vjeçares Colturi, në etapën e 3-të të Kupës së Botës.

Për këtë, ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale përgëzon Colturin, e cila ngriti lart flamurin shqiptar në podiumin e një Kampionati Botëror të Skive.

“Super lajm!

Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive.

Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish!”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA