Shkëlqeu në ndeshjen e fundit në Rusi, Mirlind Daku ia dedikon të dy golat e tij Martin Canit

23/11/2024 15:35

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të premteje, me fanellën e Rubin Kazan, me 26-vjeçarin që ishte protagonisti absolut në fitoren e skuadrës së tij, përballë rivalëve të Akron Togliatti, në javën e 16-të Premier Ligës ruse.

Daku hipotekoi fitoren e djemve të teknikut Rakhimov, teksa shënoi dy herë në minutat 10’ e 20’, ndërsa për të vulosur rezultatin 3-0 mendoi ganezi Joel Fameyeh.

Daku ia kushtoi ato gola Martin Canit dhe familjarëve të tij, duke kujtuar në këtë mënyrë futbollistin 14-vjeçar shqiptar i cili u vra i goditur me thikë në një zënkë për arsye banale mes bashkëmoshatarësh.

“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shndrit në parajsë”,- shkruan Daku në mesazhin e tij prekës për djaloshin i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA