Kryeqyteti skocez mbulohet nga dëbora teksa moti i ftohtë përfshin Britaninë dhe Irlandën (fotogaleri)

23/11/2024 18:50

Pamje nga qendra e Edinburgh tregonin reshje të konsiderueshme dëbore që kishin nisur gjatë natës dhe vijonin të mbulonin qendrën e kryeqytetit skocez.

Stuhia dimërore Bert ka përfshirë disa vende të Evropës veriore si Britania, Irlanda dhe veriu i Francës, ku autoritetet kanë dhënë paralajmërime për kujdes në trafikun rrugor.

Skocia u përfshi nga reshje të dendura dëbore së bashku me disa zona të Anglisë veriore e qendrore, shkruan rrjeti AFP.

Megjithë problemet e raportuara, në Edinburg bardhësia e dëborës i përshtatej dekorimeve festive të qytetit dhe vendasit shijonin bardhësinë duke bërë shëtitje dhe foto.

Në Irlandë stuhia raportohet se kishte shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për disa qindra shtëpi dhe kishte mbyllur lëvizjen e trageteve në dy drejtimet e Detit të Irlandës.

Rajonet kodrinore të Skocisë raportonin deri në 40 centimetra dëborë, ndërsa era arrinte në 110km në orë, sipas regjistrimeve britanike.

Rrjeti AFP shkruante se disa mijëra shtëpi kishin mbetur pa energji elektrike në veri të Francës, të shkaktuara nga erërat me shpejtësi në rreth 130 km në orë./AFP/

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA