Kreu i emigracionit në SHBA: Duhet ‘një jetë njeriu’ për të deportuar të gjithë emigratët kriminelë nga New York (fotot)

23/11/2024 21:40

Kreu i zyrës së emigracionit të New York tha sot për mediat se “ka mijëra emigrantë me të dhëna kriminale që bredhin në qytet” dhe se për t’i larguar ata nga vendi, siç pretendohet nga administrata e re, nevojitet “një jetë e tërë njeriu”.

Kenneth Genalo bënte komentet në intervistën e parë që prej ardhjes në pushtet të Donald Trump, pas deklaratave të tij mbi trajtimin e çështjes së emigracionit ‘të trashëguar nga administrata liberale demokrate’.

“Kemi nevojë për burime shtesë,” insistonte 33-vjeçari ish-ushtarak, megjithse ka rreth 4000 vetë staf në zyrat rajonale të emigracionit në NYC.

Genalo është shprehur më parë i zhgënjyer me legjislacionin e New York që ndalon arrestimin e deportimin e emigrantëve që kryejnë krime.

“Fakti është se duhet të fokusojmë burimet te më e keqja, te shkelësit më të këqinj, nuk janë me qindra, janë me mijëra”, tha Genalo, duke e pranuar diçka të tillë për herë të parë.

New York Post shkruan se nga rreth 7.8 milionë emigrantë ilegalë të njohur në SHBA, 662,586 kanë dënime kriminale, sipas të dhënave të korrikut.

Më shumë se 223,000 emigrante kanë vërshuar në New York që prej nisjes së krizës së fundit në verën e 2022 — dhe të paktën 58,000 prej tyre mbahen me paratë e taksapaguesve për strehim e ushqim. Zyrtarët nuk jepnin numrin e saktë të ‘kriminelëve’ mes tyre.

Genalo nuk tha se çfarë ndryshimesh priste institucioni tij me adminsitratën e Trump, por ky i fundit ka thënë se do të nisë deportime masive që prej betimit në janar të vitit që vjen.

“Të vetmit njerëz që ata po mbrojnë kanë emigrantët kriminelë, dhe ata po i mbrojnë nga ne”, shtoi Genalo.

“Shumica e krimeve që kryejnë këta njerëz janë kundër njerëzve më të dobët të komuniteteve, nuk e kuptoj përse politikat i ndihmojnë ose asistojnë ata.”

Genalo shtonte se ligjet e emigracionit në New York i fshinë të gjitha mbrojtjet ndaj emigranteve që kur marksisti i deklaruar Bill de Blasio, u bë kryebashkiak në 2014, dhe ndaloi bashkëpunimin e policisë me emigracionin për dëbimin e emigrantëve kriminelë.

Në shkurt kryebashkiaku Eric Adams reduktoi disi mbrojtjen ndaj emigrantëve kriminelë por nuk gjeti mbështetjen e bashkive lokale për të ndryshuar ligjet.

“Ai e di çfarë po ndodh në New York dhe kërkoi ndihmë nga qeveria federale,” tha më tej Genalo, sipas rrjetit vendas New York Post.

FOTO GALERI
3/3
Genalo nuk tha se çfarë ndryshimesh priste institucioni tij me adminsitratën e Trump

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA