Vrasja e protestuesve në Iran, Italia i kërkon Europës të shpallë Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste
Vidat që siguronin turbinat gjigante të erës, ishin liruar gjatë natës së djeshme në një refuzim të politikave të energjisë së rinovueshme në Sardenja të Italisë.
Ky është incidenti i disatë i sabotimit gjatë këtij viti, perveç protestave ndaj turbinave e paneleve diellore.
Zyrtarët thonë se “vera e gjatë dhe erërat e forta” e bëjnë ishullin vendndodhje kryesore për energji diellore, por vendasit ankohen se Sardenja po shfrytëzohet, se turbinat po prishin panoramën e po vrasin zogjtë, ndërsa panelet diellore po bllokojnë tokën bujqësore.
“Ka pasur refuzim të ashpër të politikave të energjisë së rinovueshme, është një situatë e tensionuar, ka vandalizëm dhe tentativa intimidimi ndaj zyrtarëve,” tha Marta Battaglia, drejtuese e degës ambjentaliste Legambiente në Sardenja.
“Njerëzit thonë se imjantet e rinovueshme na trembin … shkatërrojnë panoramën dhe identitetin e ishullit”, shton më tej Battaglia.
Rezistencë të tilla ndaj këtyre projekte të kërkuara nga BE ka pasur gjithashtu në Francë e Britani.
Por Battaglia thotë se panorama në ishullin mesdhetar ka ndryshuar prej zjarreve që kanë rënë sezonet e fundit, të cilat ngrinin tymin e drurëve mbi plazhet me rërë të bardhë.
Komuniteti në Sardenja mbështetet kryesisht të qymyri dhe 74 e rrymës elektrike vjen nga djegia e biomasës ose qymyrit ne centrale.
Itali kërkon të eliminojë impjantet e djegies dhe Roma ka kërkuar që dy centralet në Sardenja të mbyllen deri në vitin 2028.
Por kryebashkiakja Alessandra Todde e zgjedhur në shkurt është zotuar të ndalojë atë që quan “pushtimi” nga energjia e rinovueshme, pas kërkesave të shumta për leje imjantesh.
Kritikët thonë se impjantet do të prodhojnë më shumë energji nga sa ka nevojë vendi por Todde mbajti premtimin e saj elektoral duke vendosur në korrik një moratorium 18 mujor në projektet e reja.
Qeveria e Romës thotë se do ta hedhë në gjyq.
Demonstrues që thërrasin “Larg duart nga Sardenja!” u mblodhën muajin që shkoi në parlamentin rajonal në Cagliari duke kërkuar ndalimin e këtyre projekteve te ‘energjise se gjelber’.
“Ne prodhojmë energji veëtm për shtepitë e Sardenjës dhe nuk duam korporata ndërkombëtare që të na kolonizojnë”, tha protestuesi 36-vjeçari vendas Davide Meloni për rrjetin AFP.
Grupet e ambjentin fajësonin për zhvillimet dezinformacionin mbi imjantet e energjisë së rinovueshme, ndërsa protestuesit fajësonin për prishjen e ishullit të tyre kompanitë e mëdha, Romën dhe BE.
“Sardenja është sinonim i botës së egër dhe bukurive natyrore, këto kemi trashëguar nga të parët, dhe do të luftojnë për t’i ruajtur për fëmijët”, tha për rrjetin AFP, 54-vjeçarja Marta Rosas duke treguar me dorë nga turbinat gjigantë që kanë mbushur kodrat.
Top Channel