Tjetër rast në Tiranë, 14-vjeçari kapet me thikë me vete
22/11/2024 14:03
Një 14-vjeçar u kap me me thikë gjatë kontrollit fizik në kryeqytet.
Për të miturin, nisi hetimi në gjendje të lirë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ndërkohë, mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Pas ngjarjes së rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, ku pas një sherri me thika mbeti i vdekur 14-vjeçari Martin Cani, janë shtuar kontrollet ndaj fëmijëve në shkolla dhe jo vetëm. Për pasojë, janë kapur disa fëmijë me armë të ftohta
Top Channel