Sipas një sondazhi të kryer nga Ipsos në 31 vende, japonezët janë më pak të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe dashurie, të ndjekur nga koreano-jugorët.
Si Japonia ashtu edhe Koreja e Jugut po përjetojnë një krizë të thellë demografike, me nivele shumë të ulëta dhe në rënie të lindjeve.
Sondazhi tregon se vetëm 37% e të anketuarve japonezë marrin kënaqësi nga aktiviteti seksual, krahasuar me 76% të indianëve dhe meksikanëve, të cilët renditen të parët.
Koreanët e Jugut kanë një shkallë të kënaqësisë seksuale prej 45%. Në qershor, Ministria e Shëndetësisë e Japonisë e përshkroi shkallën e lindjeve në vend si kritike, duke qëndruar në 1.20 vitin e kaluar, një rekord i ulët për të tetin vit radhazi.
I njëjti sondazh zbuloi se koreano-jugorët janë më pak të kënaqur me marrëdhëniet me partnerët dhe bashkëshortët, me japonezët e fundit në këtë renditje. Kur u pyetën se sa të dashuruar ata ndihen në jetë, vetëm 51% e japonezëve u përgjigjën pozitivisht, shifra më e keqe e çdo vendi të anketuar, e tejkaluar ngushtë nga koreano-jugorët dhe italianët me 63%.
“Kjo pakënaqësi është pjesërisht rezultat i personalitetit të japonezëve, të cilët nuk janë të mirë në shprehjen e emocioneve dhe qëndrimeve kur bëhet fjalë për dashurinë dhe romancën”, tha Ipsos.
Top Channel